Për ne
Çdo fustan nis me nji ëndërr
N’Viti, mes zhurmës s’makinave t’qepjes e aromës s’copave t’reja, marrin jetë krijimet e Qëndisje Art Design. Këtu çdo copë merr formë prej duerve që e njohin dhe e dojnë zanatin me shpirt.

Historia
Prej nji gjilpëre e deri te atelieja
Gjithçka nisi me nji gjilpërë, nji fije peri e me dashninë për qëndisje — nji pasion që u rrit me secilin fustan.
Prej nji tavoline t’vogël pune u ba kjo atelie ku sot qepim fustane mbrëmjeje e veshje kombëtare: për nuse, maturante e për çdo grua që don me u ndie e veçantë.

Mjeshtëria
Punë dore, jo prodhim shirit
Na nuk punojmë me seri. Çdo fustan matet, prehet e qepet veç për juve.
Qëndisjet, rruzat e detajet vendosen me dorë, me durimin që lyp nji vepër arti. Prandaj edhe quhemi Art Design.

Tradita
Kujtimi ynë i qëndisun
Veshja kombëtare nuk asht thjesht rrobë: asht vetë historia e popullit tonë.
E ruejmë me motive t’pastërta, me t’kuqe e t’bardhë dhe me shqiponjën që na bashkon, e punueme simbas mase për dasma, festa e ditë krenarie.

„Nji fustan i mirë nuk vishet veç sa për t’u veshë. Ai tregon nji histori: historinë tuej.“
Ekipi i Qëndisje Art Design
Si punojmë
Katër hapa deri te fustani tuej
01
Takimi
Na tregoni për ahengun tuej, stilin dhe çka keni n’mendje.
02
Masat
Ju marrim masat dhe bashkë zgjedhim materialin e qëndisjen.
03
Provat
Fustani përshtatet hap mbas hapi gjatë provave, derisa t’rrijë n’trup si i derdhun.
04
Dita e madhe
Ju shkëlqeni. Na mburremi me juve.
